N.B., është personi të cilën sot e ka arrestuar Policia e Kosovës në cilësinë e të dyshuarit, për vrasjen e 45 vjeçarit Gani Ramës, në mesditën e së shtunës te nënkalimi, në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.
Pamjet janë siguruar nga kamerat e sigurisë, përmes të cilave blic ka arritur të bëjë identifikimin e tij edhe Policia e Kosovës.
Lajmin për arrestimin e N.B., të nacionalitetit shqiptar (kosovar) e ka konfirmuar edhe vet Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin:
• N.B mashkull/shqiptar/kosovar
Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se Gani Rama ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga rrahja. Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, ndërsa sulmuesi është ende në arrati.Shoku i Ganisë, Hysni Musa, tregoi se i ndjeri kishte pasur edhe probleme shëndetësore.
Për arsyen që çoi deri tek përleshje, Musa thotë se nuk mund të paragjykojë, por thotë se pret që organet e rendit ta zbardhin rastin.
Ganiu së bashku me gruan dhe vajzat e tij kishin provuar disa herë që të dalin jashtë shtetit për një jetë me të mire. Këtë ia kishin arritur duke dalë në Gjermani, por që për Ganiun nuk zgjati shumë.