Fjalë Kyçe

Ky është personi i cili sot ndërroi jetë pasi u shkel nga treni

Ky është personi i cili sot ndërroi jetë pasi u shkel nga treni

Në orët e para të mëngjesit, një person ka ndërruar si pasojë e goditjes që mori nga treni. Saktësisht rasti ka ndodhur në orën 05:35 minuta.

Ndërsa, mësohet se bëhet fjalë për Sahit Lokaj, i cili ishte me profesion taksist.

Lokaj me profesion taksist, ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend të ngjarjes, ndërkaq, rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Policia më vonë ka dalur me dataje shtesë për këtë rast.

“Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. m/k/sh i lindur (1968)”, thuhet më tutje në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast./Gazeta Alo/