Fjalë Kyçe

Ky është personi që e kishte detyruar Afrim Muqiqin të pranonte borxh që dyshohet të jetë fajde

Ky është personi që e kishte detyruar Afrim Muqiqin të pranonte borxh që dyshohet të jetë fajde

Aksionari në klubin e futbollit “Prishtina” dhe pronari i biznesit NTP “Muçiqi”, Afrim Muçiqi, ishte ftuar si dëshmitar në gjykimin, ku kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, si dhe Dalip Brahimi, Ismet Salihu, Bujar Gërbeshi, Rrahim Brahimi dhe Alban Geci, po akuzohen për fajde, krim të organizuar, e vepra tjera penale.

Një nga personat më të rëndësishëm në këtë grup, pos Brahimit konsiderohet të jetë edhe Bujar Gërbeshi. Ai akuzohet se gjatë periudhës kohore janar 2017, e deri me 20 dhjetor 2018, i kishte dhënë para me fajde këngëtarit Afrim Muqiqi, në shumën prej rreth 10 mijë euro, ndërsa siç thuhet në aktakuzë, Muçiqi ishte detyruar që atij t’ia kthejë shumën prej 10-30% në emër të kamatës.

Ai nuk ka pranuar që të flas për InDoks derisa më herët e kishte mohuar që ka marrë para me fajde

InDoks edhe kohë më parë kishte hulumtuar mbi fajdet. Një nga grupet shumë të pamëshirshme që është dënuar për fajde është pikërisht grupi i Gërbeshëve nga Vushtrria. Viktima e tyre pati rrëfyer tmerrin e përjetuar nga ta edhe pasi dolën nga burgu.