Fjalë Kyçe

Ky është personi qe e privoi nga jeta 27 vjeçarin, zbulohet lidhja familjare që kishin

Ky është personi qe e privoi nga jeta 27 vjeçarin, zbulohet lidhja familjare që kishin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Hetimet intensive të zhvilluara për zbardhjen e privimit nga jeta të Abid Jasharaj, 27-vjeç, e ndodhur sot në kryeqytet, kanë nxjerr në pah disa detaje për të dyshuarit.

Indeksonline nga burimet brenda policisë ka mësuar se dje viktima ishte kërcënuar nëpërmjet telefonit nga baballëku i tij i cili jeton jashtë vendit. Ndërsa sot, Abidi u qëllua me armë zjarri ndërsa i dyshuar është vëllai i gruas së tij, Besnik Shkodra.

Baballëku i Abidit ndodhet rrugës për Kosovë dhe aktualisht është në Beograd.

Fillimisht policia ka dyshuar në dy persona, mirëpo pas arrestimit të njërit prej vëllezërve të gruas së Abidit, hetimet dhe kamerat e sigurisë zbuluan se ai nuk është i përfshirë në krim, por njëri prej vëllezërve tjerë të gruas së viktimës.

Besnik Shkodra (miku i viktimës) është shpallur në kërkim të policisë dhe se i njëjti momentalisht është në arrati. Policia po punon në kapjen sa më parë të të dyshuarit kryesor të këtij krimi që ka tronditur banorët e rrugës “Haxhi Zeka”.