Fjalë Kyçe

Ky është personi që mbeti i lënduar në ortekun e Brezovicës

Ky është personi që mbeti i lënduar në ortekun e Brezovicës

Si pasojë e një orteku në Brezovicë, një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, shkruan GazetaAlo.

Personi që humbi jetën del të jetë djali i politikanit Arian Daci, Nexhat Daci, ndërsa i lënduar mbeti Ardian Bakalli.

Emrin e personit të lënduar e bëri të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ku shprehu ngushllime për familjen Daci.

“Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij.”/GazetaAlo/

Postimi i tij i plotë:

I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij.

RH