Fjalë Kyçe

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në një kazino në Suharekë

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në një kazino në Suharekë

Një person rreth të 30-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë. Këtë informacion e ka konfirmuar policia për Gazetën Express, duke shtuar se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Express mëson se bëhet fjalë për Jetmir Aliajn i cili ishte në punë në momentin e vrasjes.

I ndjeri ishte nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ndërkaq fotografia e tashmë të ndjerit është shpërnarë në rrjetet sociale ku thuhet se ai në momentin e vrasjes kishte qenë duke punuar në kazino.

Ndërkohë që në po të njëjtin qytet, para pak orëve dyshohet se ka ndodhur edhe një vrasje. Vëllai besohet se ka vrarë vëllan në Studentqan të Suharekës.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës.

Shumë shpejt detaje të reja nga dy vrasjet e sotme në Suharekë.