Fjalë Kyçe

Ky është pjesëtari i policisë së Kosovës që dyshohet se u kishte vënë haraç bizneseve

Ky është pjesëtari i policisë së Kosovës që dyshohet se u kishte vënë haraç bizneseve

Çfarë lidhje ka me drejtuesit e lartë në Polici?
Vrasje, akuza për dhunim e përfshirje në haraç, janë vetëm disa prej krimeve që e identifikojnë Policinë e Kosovës nën drejtimin e Rashit Qalajt.

InDoks, ka siguruar video nga arrestimi ne qendër të Prishtinës, ku në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Lavdim Osmanin, u kap duke marrë mbi 1 mijë euro nga një qytetar, i cili po ashtu u arrestua. Insajderi raportoi se Osmani si krye hetues i Prishtinës dyshohet se ka qenë udhëheqësi i një grupi të policisë, të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve. Dyshimet shkojnë në drejtimin që ai ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

Osmani është në lidhje familjare me Bashkim Spahiun, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, diçka që e la pranuar haptazi edhe ky i fundit

Edhe dy oficerë tjerë janë arrestuar muaj më pranga nga IPK-ja, Sylë Bejta dhe Naim Thaçi, të dy hetues policorë të departamentit të krimeve ekonomike, u kapën nën dyshimin se kanë manipuluar me provat e rastit të patentë shofereve.