Fjalë Kyçe

Ky është premtimi i Agim Veliut për skuadrën e Llapit

Ky është premtimi i Agim Veliut për skuadrën e Llapit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka befasuar futbollistët e Llapit para derbit të madh, të cilin skuadra llapjane e luan ndaj Prishtinës, shkruan GazetaAlo.

Veliu i ka vizituar futbollistët e Llapit sot në seancën stervitore.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Podujevës në rrjetet sociale.

“Në kulmin e suksesit në kampionat dhe prag të njërës nga ndeshjet vendimtare në luftën për titullin kampion, sot vizitova FC LLAPI në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje.
Stafit teknik, në krye me kryetrajnerin Tahir Batatina dhe futbollistëve u shpreha përkrahjen time maksimale, ashtu siç e kanë pasur gjatë tërë kampionatit në luftën e tyre për ta bërë historinë.
Futbollistët e LLapit tanimë janë heronj të këtij qyteti dhe kanë fituar gjithë simpatinë e llpajanëve, ndaj kërkova që të jenë në krye të detyrës dhe të tregojnë profesionalizëm dhe angazhim maksimal në ndeshjet e mbetura në arritjen e qëllimit dhe synimit shumëvjeçar që Llapi të bëhet kampion, dhe në këtë menyrë të dalin në arenën europiane.
Po ashtu u premtova se unë, por edhe qytetarët llapjanë do t’u japim mbështetje të fuqishme nesër dhe në të gjitha ndeshjet, deri në fund të kampinatit”, ka shkruar Veliu në facebook.

Prishtina – Llapi luhet nesër prej orës 16:00 në kryeqytet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Gazeta Alo.