Fjalë Kyçe

Ky është reagimi i ambasadës amerikane dhe BE-së për protestën e sotme në Shqipëri

Ky është reagimi i ambasadës amerikane dhe BE-së për protestën e sotme në Shqipëri

Kanë ardhur edhe reagimet e para të ndërkombëtarëve, pasi ka qenë Bashkimi Europian që ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ku ka kërkuar t’i jepet fund dhunës.

Në deklaratën e delegacionit të BE-së, që foli edhe në emër të ambasadave të unionit, të akredituara në Tiranë, bëhet thirrje që palët të distancohen nga dhuna.

“Delegacioni i Bashkimit Europian, së bashku me të gjitha ambasadat e unionit, të akredituara në Tiranë, u bëjnë thirrje palëve të përfshihen në paqe dhe të largohen nga aktet e dhunës. E drejta e qytetarëve për të protestuar për pakënaqësitë e tyre, duhet të ndërmerret në mënyrë paqësore, ashtu siç e garantojnë institucionet demokratike. Përsërisim edhe njëherë thirrjen që palët të distancohen nga dhuna dhe çdo akt i saj”, thuhet në reagimin e Bashkimit Europian.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, që para pak minutash dënoi çdo akt dhune dhe bëri thirrje që palët të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë, shkruan TCh.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”,

Më herët, ishte ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman reagoi gjithashtu duke bërë thirrje që palët të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të distancohen nga çdo akt dhune.