Fjalë Kyçe

Ky është reagimi i ambasadorit amerikan për raportin e të drejtave të njeriut ku flitet për Kosovën

Dje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2018.

Në këtë raport është shkruar edhe për Kosovën, ndërsa si probleme shihen : ‘kthimi i detyrueshëm i refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara’.

Në këtë raport është përmendur edhe dëbimi gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, shkruan Gazeta Alo.

E, lidhur me këtë raport ku flitet për Kosovën ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së, në Kosovë Philip Kosnett.

“Raporti 2018 për të drejtat e njeriut. Një hap përpara që merret me miratimin dhe rishikimin e Kodit Penal.#Kosova vazhdon të jetë e rrethuar nga korrupsioni, sulmet ndaj gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa proces të rregullt dhe dhuna ndaj pakicave”, ka përmendur Kosnett.

Në raport, po ashtu ceket se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznesmenë dhe grupe radikale fetare kanë bërë përpjekje t’i frikësojnë përfaqësuesit e mediave./Gazeta Alo/