Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës hodhën vezë e ngjyrë në drejtim të tij.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe videon Rama ka shkruar se opozita në Shqipëri ka marr formën e një Budallallëku Universal, shkruan Gazeta Alo.
“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës👎”, ka shkruar Rama./Gazeta Alo/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/250855782529187/