Anësori i Manchester City, Raheem Sterling, ka qenë viktimë e fyerjeve raciste gjatë ndeshjes së së shtunës, në “StamfordBridge”.
Reagim për këto veprime të papranueshme ka pasur edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
“E kamë parë ndeshjen dhe e di momentin kur ai shkoi tek korneri dhe pashë disa që bërtisnin në drejtim të tij” ka thënë fillimisht Klopp, transmeton lajmi.net.
“Nuk i dëgjova. Nuk e di nëse ishte e mundur të dëgjoheshin, por mendoj se reagimi i tij ishte brilant. E patë fytyrën e tij. Bëri reagimin e duhur ndaj atyre personave” ka thënë më tutje gjermani.
“Ata nuk meritojnë reagim, ata nuk meritojnë respekt. Duhet të ketë dënime për gjëra si këto. Për sa kohë që ata bëjnë kësi gjëra, meritojnë të dënohen” ka thënë trajneri i Liverpool.
Sterling ka gjetur përkrahje të madhe pas ngjarjeve të pahijshme në stadiumin e Chelsea. Kujtojmë se ai ka sulmuar edhe mediet duke thënë se ata luajnë një rol të madh në këto situata