Fjalë Kyçe

Ky është reagimi i Solarit ndaj Iscos

Ky është reagimi i Solarit ndaj Iscos

Santiago Solari i është përgjigjur mesfushorit Isco.

Ylli i Real Madridit, një ditë më parë në Twitter ishte shprehur i pakënaqur me situatën  tij te Real Madrid, duke akuzuar trajnerin që jo të gjithë lojtarët po trajtohen drejt.

Solari, në konferencë për shtyp, është pyetur për mesazhin e Iscos, duke thënë se secili lojtari duhet të punojë 100 për qind në stërvitje.

“Futbollisti profesionist ka për detyrë të stërvitet një qind për qind, dhe të jetë në shërbim të ekipit”, ka deklaruar Solari, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ekipi është shumë i mirë, të gjithë lojtarët janë duke punuar shumë, me vullnet të madh për ekip, ekipi është protagonist i secilit ekip”.