Samuel Nikaj me “gladiatorët” e tij i’a ka dalur të ngrisë “kalanë vushtrrisase” që tashmë me një këmë ndodhet në Superligë.
Fitorja në fundjavë ndaj Kikës së Hogoshtit (2-1) dhe rrëshqitja e ndjekësve më të afërt ka bërë që vushtrriasit të marrin edhe më shumë “forcë” në pozitën e parë të renditjes tabelare.
Vushtrria regjistron kështu fitoren e dhjetë më radhë ne dhjetë ndeshjet e fundit, duke regjistruar njërën nga seritë më të mira.
Marrë në përgjithësi kjo ishte fitorja e 14-të këtë edicion e bardhekaltërve, derisa kanë regjistruar dy barazime dhe dy humbje.
Vushtrriasit kanë 44 pikë në vendin e parë, 6 më shumë se Besa që është e dyta me 38.
Në kuadër të javës së 19-të Vushtrria do të udhëtojë në Pozheran për tu përballur me Vllazninë e vendit të fundit.