Superylli kosovar, Milot Rashica, është njeriu i momentit në Bundesligën gjermane.
Dy supergolat që anëtari i Werder Bremenit realizoi fundjavën që sapo lamë pas, e kanë vënë në qendër të vëmendjes së mediave yllin e Kombëtares së Kosovës, shkruan shkruan GazetaAlo.
E, një fakt interesant vjen nga mediat atje. Goli i parë i Milotit është goli më i hershëm që Werderi e ka shënuar këtë stinor.
Ish-anëtari skuadrës vushtrriase, realizoi pas një driblimi fantastik në zonën kundërshtare në minutën e pestë të takimit.
Ndryshe, këtë vit Rashica nga katër ndeshje të luajtura, ka shënuar katër gola.