I kurorëzuar me shpërblimin Buildingof the Year në kategorinë e objekteve hoteliere, të cilin e ndan portali i famshëm ArchDaily, Garden Hotpot është restorant unik i vendosur në paralagjen rurale Chengdu në jugperëndim të Kinës
Në një zonë e cila te banorët është e njohur si “Mushkëria e gjelbër e qytetit”, restoranti është vepër e firmës arkitektonike MUDA-Architects me seli në Boston, transmeton Telegrafi.
Një ndër kuriozitetet paraqet dukjen e pazakonshme të restorantit i cili gjarpëron midis trungjeve të pemëve.
Dizajni i objektit, mu si edhe emri i tij, ka rrjedhur nga hotpoti, gjella e popullarizuar e cila është bërë sinonim i këtij rajoni. Më saktësisht, forma e tij e hollë e shtrembëruar ngjason në avullin i cili ngrihet nga ena me ushqim të nxehtë.Në kontakt me ambientin natyral.
Pothuajse 300 metra e gjatë platforma e drunjtë është ndërtuar rreth perimetrit të liqenit, mu mbi sipërfaqen e ujit, në mënyrë që mysafirëve të restorantit t’u ofrojë lidhje sa më të mirë me natyrën.
Në atë qëllim, objekti është liruar nga elementet klasike si p.sh. muret dhe në vend të tyre vetëm radhët e kolonave të holla, tri metra të lartë mbajnë pllakën e kulmit nga llamarina e zinkuar.
Në platformën rezistuese ndaj ujit, e cila pasqyron formën e gjallë të liqenit dhe ndryshon në varësi nga terreni, janë vendosur tavolinat e dimensioneve të ndryshme të cilat rikujtojnë lulet e lotusit.
Kolonat hyrëse të perimetrit prej gjithsej 88 milimetra imitojnë dukjen e trungjeve dhe mundësojnë që restoranti të shkrihet me malin.