Fjalë Kyçe

Ky është rrëfimi i babait të dorasit të Abid Jasharit

Ky është rrëfimi i babait të dorasit të Abid Jasharit

Rreth vrasjes së Abid Jasharit para tre ditësh në Prishtinë ka folur Baki Shkodriqi, babai i personit të dyshuar për vrasjen e burrit të hallës së tij.

Një konflikt që kishte nisur në vitin 2018 u bë shkaktar për vrasjen e Abid Jasharit të mërkurën në mesditë. Kështu po thotë Baki Shkodriqi, babai i Besnikut i cili është arrestuar me dyshimin se e vrau burrin e hallës së tij.

Sipas tij gjithçka kishte filluar kur motra e tij me familjen e saj kishin shkuar të banonin në shtëpinë e të dyshuarit.

Ndonëse thotë se ka bërë përpjekje për ta zgjidhur problemin në mes të dy të rinjve ky tha se nuk ishte në dijeni se i biri i tij do të kryente vrasje derisa po të mërkurën ishte nisur nga Austria për në Kosovë për të qetësuar gjakrat.

Por edhe vetë Shkodriqi po akuzohet nga motra e tij se ishte shtytës i vrasjes.

Pikërisht për këtë ky edhe ishte ndaluar nga policia në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku edhe është sjellë në Prishtinë dhe është intervistuar. Më pas është lënë i lirë.

Në këtë situatë ai tha se do të kujdeset për fëmijët e motrës, babanë e të cilëve e vrau djali i tij.