Sanie Rexha, bashkëshortja e Abedin Rexhës, ishte e ftuar në emisionin Frontal në T7 që të flas për 22 vjetorit të e përballjes së parë mes UÇK-së dhe forcave serbe në Vojnikë të Skënderajt.
Ajo ndër të tjera ka folur për ditën e dasmës së saj më Abedin Rexhën të cilën e ka quajtur “dasëm ilegale”.
“Pasi ilegalisht jemi kthy ne Kosove, kemi bon një dasmë ilegale. Me pas erdhën forcat serbe, unë dhe Abedini jemi detyru të ikim. Na kemi ike kemi dale ne mal. Unë isha e veshur si nuse kur dola në mal. Me kujtohet ai moment kur kane hy policia serbe unë kam kcy për dritare dhe jam largu nga shtëpia”, ka thënë Rexha.