Fjalë Kyçe

Ky është rugovasi që ka shkurorëzuar rreth 100 çifte dhe ka dënuar me 25 mijë euro

Ky është rugovasi që ka shkurorëzuar rreth 100 çifte dhe ka dënuar me 25 mijë euro

Rrahman Lajqi është pleqnar, te të cilët njerëzit shkojnë për t’iu ndarë drejtësia sipas Kanunit.

I ftuar në Frontal, Lajqi, tregon se te ai shkojnë çiftet të cilat e zgjedhin kanunin para gjykatave.

Ai thotë se deri tani ka ndarë rreth 100 çifte, ndërsa tregon se ka raste kur ai edhe dënon njerëz me shuma të mëdha parash, pasi e konsideron se janë fajtorë.

“I kam bërë 93 shkurorëzime. Kam dënuar shumë njerëz. Varet se cili i ka fajet a gruaja, a burri”, ka thënë Lajqi.

“Ka pasur raste që kam dënuar njerëz deri më 25 mijë euro. Nëse dikush e ka marrë një vajzë shqiptare e ka dërguar në banesë e ka mshelë për tre muaj, e më pas gjermanen, a austriaken a ckado, me fëmijë në një banesë tjetër, kjo nuk shkon”, ka shtuar ai.