Fjalë Kyçe

Ky është shteti i parë , ku sapo u bë iftari

Ky është shteti i parë , ku sapo u bë iftari

Muslimanët në Indonezi përjetuan iftarin e parë të muajit të Ramazanit këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra persona që vërshuan në Xhaminë Istiklal në Xhakarta, që njihet si xhamia më e madhe në Azinë Juglindore dhe është një nga simbolet e kryeqytetit, kishin mundësi të hanin iftarin së bashku me kontributin e bamirësve.

Pas hapjes së iftarit të parë me thirrjen e ezanit, besimtarët myslimanë falën namazin e akshamit.

Muhammed Abdulnasir (37), i cili shijoi iftarin e parë në xhami, tha se ndihet i lumtur që po përjeton muajin e Ramazanit.

“Zoti na ruajtë nga telashet dhe fatkeqësitë. Lus Zotin të përfitojmë nga të mirat e këtij muaji”, theksoi Abdulnasir.