Fjalë Kyçe

Ky është slogani për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

Ky është slogani për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

“Voto për komunën tënde”, është slogani që do të shoqërojë fushatën e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u diskutuan edhe çështje të tjera lidhur me përgatitjet e këtij procesi zgjedhor.

Në garë për zgjedhjet në Podujevë do të jenë tri parti, PDK, LDK dhe Vetëvendosje.

Podujeva ka shkuar automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që ish-kryetari i saj, Agim Veliu është zgjedhur në pozitën e ministrit të Brendshëm.