Gennaro Gattuso do ta shijojë Krishtlindjen si trajner i Milanit, por mund të mos jetë në krye të kuqezinjve më 1 janar.
Mediet italiane konfirmojnë se dy ndeshjet e ardhshme në Serinë A, ndaj Frosinone më 26 dhjetor dhe ndaj Spal më 29 dhjetor janë vendimtare për të ardhmen e Gattuso.
Në rast se Milan nuk merr 6 pikë të plota në këto dy sfida, atëherë trajneri do të shkarkohet dhe në vend të tij do të mbërrijë Arsene Wenger.
Dështimi në ndeshjen e djeshme ndaj Fiorentina duket se ka tronditur klubin kuqezi, që nuk e priste humbjen ndaj ekipit vjollcë, ndaj dhe po studiohen rrugëdaljet. Ivan Gazidis, shefi i ri i skuadrës kuqezi, ka qenë në Londër dhe ka takuar Arsene Ëenger, për t’i ofruar pozicionin e trajnerit të Milanit.
Ata njihen mirë, pasi dikur të dy kanë qenë tek Arsenali dhe mund të ribashkohen këtë herë te Milani, raporton telesporti.
Duket se edhe presidenca e Elliot është dakord me ndryshimet, duke e konsideruar trajnerin francez si një garanci për projektin e ri.