Fjalë Kyçe

Ky është urimi i Afërdita Paqaradës për miken e saj

Ky është urimi i Afërdita Paqaradës për miken e saj

Diellza dhe i dashuri i saj Fisnik Rugova po presin që të bëhen prindër për herë të parë dhe gjinia e foshnjës është vajzë. Këtë e zbuluar në një ndejë private të organizuar enkas për të, shkruan lajmi.net.

Tash kur Diellza po shijon ditët më të mira të shtatzënisë, mikja e saj e ngushtë, Afërdita Paqarada gjithmonë është pranë saj. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo i ka dëshiruar mikes së saj më të mirat për vajzën që po sjell në jetë.

“Ti meriton çdo pjesë të vogël gëzimi që ky fëmijë do të ju sjell dhe jeta e saj uroj të jetë e mbushur me dashuri”, ishin fjalët e Afërditës pranë një imazhi me Diellzën, foto e cila është shkrepur pikërisht në “babyshower’ të vajzës.