Për atë që ia ka falur jetën e kemi parë të falënderojë me çdo kusht duke dhuruar fjalë e dedikime nga më prekëset për të.
Po flasim për nënën e këngëtarit të mirënjohur, Medës, e cila sot feston ditëlindjen, dhe me këtë rast ajo u rrethua me disa fjalë tejet të veçanta nga i biri, shkruan Kosovarja.
Duke e ditur se pas Medës dhe të ëmës së tij qëndron një relacion i jashtëzakonshëm, atëherë ai sot ndau një urim me një imazh të përbashkët siç nuk e kishit parë asnjëherë të ndonjëri e i cili ishte:
“Urime ditëlindjen njeriu më i veçante në botë per mua NANË”.
Është thuajse më se e zakonshme të shohim marrëdhënie perfekte ndërmjet nënave dhe fëmijëve, por më pak e zakonshme të shohim lidhje të afërta ndërmjet vjehrrave dhe nuseve, por ja që në këtë rast të zonjat po dalin kjo e fundit së bashku me Lulen.
Ndonëse njihen për raporte të mrekullueshme dhe që ia kalojnë shumë mirë me njëra tjetrën, atëherë edhe Lulja e vulosi këtë me urimin e saj e me fotografinë pikante që kishte zgjedhur ta urojë, duke e quajtur madje edhe si Nënë të dytë e që fjalët e plota ishin këto:
“Urime Nana jem e dyte, te paqim deri ne 100 vjetorin e lindjes me shendet e lumtur me krejt neve”.
Në këtë rast, Lulja jo vetëm që dëshmoi veten si një bashkëshorte e mirë dhe e denjë, por na doli edhe një nuse shumë e dashur, ku sigurisht secili do të dëshironte grua e re të tillë.