Fjalë Kyçe

Ky ishte lojtari i vetëm që dëshironte ardhjen e Jose Mourinho në Real Madrid

Ky ishte lojtari i vetëm që dëshironte ardhjen e Jose Mourinho në Real Madrid

Pavarësisht aludimeve të shumta nga Spanja për një marrëveshje të zyrtarizuar mes Luka Modric dhe Real Madrid, mbi rinovimin e kontratës, “diariogol.com” ka lëkundur opinionin sportiv në Europë.

Sipas medias spanjolle, Modric po shtyn marrëveshjen për një motiv të qartë. Mësohet se kroati ka patur kontakte me Jose Mourinho, me të cilin ka patur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira.

Por, përveç kësaj, zbulohet se kroati Luka Modric ishte ‘pro’ emërimit të portugezit në stolin e Real Madridit, para se Zidane të emërohej trajner i Realit përsëri.

I njëjti burim bën me dije se Modric ka dakordësuar me “Special One”, për të vijuar karrierën me këtë të fundit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Veçanërisht Mourinho ka rrëmbyer konfirmimin e Modric, që duket se është gati ta ndjekë portugezin te Paris Saint-Germain, si destinacioni më i mundshëm i të dyve për sezonin e ardhshëm.