Feronikeli ka fituar sot duelin e xhiros 18 me Lirinë dhe tani i prinë renditjes në Ipko Superligë për faktin se edhe Prishtina është mposhtur nga Flamurtari.
Skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi 2:0 në Prizren me golat e Kastriot Rexhës.
Ndërkohë, në mesin e shikuesve në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ ishte edhe trajneri i Llapit, Zekirija Ramadani.
Ai kishte udhëtuar enkas për ta parë Feronikelin pasi me këtë skuadër ndeshet të dielën në Drenas.
Rexhepi është parë teksa shoqërohej nga anëtari i kryesisë së Llapit, Baki Osmani.