Fjalë Kyçe

Ky ishte reagimi i Valdrin Sahitit kur vëllai i tregoi se është infektuar me koronavirus

Ky ishte reagimi i Valdrin Sahitit kur vëllai i tregoi se është infektuar me koronavirus

Vëllai i stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, Dekorim Sahiti, njëherazi dhe menaxheri i grupit ‘Babastars’ ka qenë pasditen e sotme në një lidhje në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku ka treguar se si ka shkuar gjithçka që prej momentit kur mori lajmin se ishte i infektuar me ‘Covid-19.

Dekori pohoi se është vetizoluar prej ditësh dhe shtoi se lajmin ia dha të parit shokut të tij, Getoar Selimit, i cili ishte shqetësuar për shëndetin e tij njëjtë si gjithë miqtë e tjerë.

I pyetur nga Bieta se cili ishte reagimi i parë i Valdrinit, teksa Dekori i tha se ishte infektuar, ai tregoi se stilisti e priti me të qeshura dhe duke përdorur shprehjen e tij “Katastrofë”.

Dekori theksoi se në rrethin e tij miqësor, por dhe të punës nuk ka asnjë të infektuar dhe se vetë ai nuk ka marrë asnjë medikament mjekësor përveç çajrave të ndryshëm dhe lëngjeve.

Momentalisht Sahiti është vetizoluar dhe do të qëndrojë në këto kushte derisa gjithçka të kalojë dhe mos të përbëjë më rrezik për asnjë.

https://www.instagram.com/p/CBlbejpFv_g/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again