Fjalë Kyçe

Ky njoftim i Agon Amigës nuk do t’iu pëlqejë aspak fansave të tij

Ky njoftim i Agon Amigës nuk do t’iu pëlqejë aspak fansave të tij

Agon Amiga ka dhënë një lajm të keq për fansat.

Agon Amiga përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi se ka anuluar të gjitha koncertet deri në fund të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ka pak ditë deri në vitin 2019, reperi ka anuluar gjitha koncertet e tij, por nuk ka dhënë sqarim përse e bëri një gjë të tillë.

“Me vjen shume keq, ju njoftoj per anulimin e gjitha koncertev deri ne fund te vitit 2018, une nuk do jem prezent shihemi shume shpejt”, ka shkruar ai në njoftim.

Për ndryshe, këto ditë ka pasur zëra se reperi ka prishur raportet me disa prej anëtarëve të labelit “Babastars”, kjo pasi ai nuk i ndjek më në Instagram, Getoar Selimin dhe Majk.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar publikisht lidhur me këtë gjë.