Fjalë Kyçe

Ky person do ta stilojë veshjen e Jonida Maliqit në “Eurovision”

Ky person do ta stilojë veshjen e Jonida Maliqit në “Eurovision”

“Ktheju tokës”, titullohet kënga me të cilën këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi do të prezantohet në Eurovision, shkruan lajmi.net.

Një pjesë e rëndësishme e performancës në skenën e Eurovisionit është edhe veshja që artistja do të zgjedhë, për të cilën Jonida u shpreh se do veshë diçka me motive etnike.

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Maliqi zbulon se për veshjen e saj do të përkujdeset, Ardi Asllani.

“Unë do të zbuloj për ju stilistin e famshëm që kam zgjedhur. Është një djalë shqiptar që punon shumë bukur teknikat popullore. Ardi Asllani do të më veshë në Eurovision”, thotë Jonida.