Ish mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka thënë se Paul Pogba ka humbur gjithë respektin për Jose Mourinhon derisa ky i fundit drejtonte ‘Djajtë e Kuq’.
Manchester United më 18 dhjetor të vitit të kaluar vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Jose Mourinhon, pas një serie të dobët të rezultateve.
Formë jo të mira nën drejtimin e Mourinhos kishte shfaqur Paul Pogba, lojtari më i shtrenjtë në histori të Manchester United.
“E kam parë përgjatë viteve se për çfarë talenti bëhet fjalë”, ka deklaruar Paul Scholes, derisa fliste për Pogban, përcjell ‘lajmi.net’.
“Për pjesën e parë të sezonit dhe sezonin e kaluar, ai ka luajtur për veten e tij. Mendoj se ai humbi respektin për Jose Mourinhon, për të cilën gjë unë nuk pajtohem”, ka shtuar ish reprezentuesi anglez.
“Tani ai po luan me trurin e tij dhe po përdorë cilësitë që ka. E keni parë në tetë-dhjetë ndeshjet e fundit se çfarë lojtari është dhe çfarë mund të bëjë”.