Fjalë Kyçe

Kylie në pritje të fëmijës së dytë?

Një zë misterioz është dëgjuar duke bërë njoftim të bukur në sfondin e videove të ditëlindjes së Khloe.

Kylie Jenner nxiti spekulime se ajo është duke pritur fëmijën e saj të dytë në një video në Instagram, me rastin e ditëlindjes së 35-të të motrës së saj, Khloe Kardashian, shkruan DailyMail. Transmeton lajmi.net.

Në videon e postuar në llogarinë e Instagramit të Khloe, një zë që tingëllon si i Kyliet dëgjohet duke thënë “Jam shtatzënë”, ndërsa kamera fokuson disa donuts.

Kylie është nënë e Stormit, 17 muajsh, me reperin Travis Scott, i cili kishte folur hapur për dëshirën që të bëhen prindër sërish.

Bukuroshja në ditëlindjen e motrës kishte marrë me vete edhe vogëlushen, të cilës ia kishte veshur një fustan.

Lidhur me dyshimet për shtatzëninë e dytë, “Mail Online” ka kontaktuar me përfaqësuesit e Kyliet për koment.

Kylie dhe Travis mirëpritën fëmijën e parë vitin e kaluar, pas shtatzënisë së fshehtë të saj.