Fjalë Kyçe

Labi dhuron pako ushqimore në Shoqatën e të Shurdhërve në Prishtinë

Labi dhuron pako ushqimore në Shoqatën e të Shurdhërve në Prishtinë

Labi po vazhdon me aktivitetin humanitar.

Labinot Tahiri në këtë periudhë pandemie ka marrë një nismë humanitare, për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, nga donacionet e grumbulluara bashkë me vullnetmirët, do të dërgojë pako ushqimore tek familjet me asistencë sociale.

Gjatë ditës së sotme, ai vizitoi shoqatën e të shurdhërve në Prishtinë, ku ua dërgoi 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjienike.

“Pêrshêndetje qytetarê të dashur!
Edhe pse jo fitim pruse nga ana personale kjo punë që e bejmë, mjfaton që zemrat e të tjerëve i shërojmë.
Sot tek shoqata e të shurdhërve në Prishtinë.
Me kryetarin e saj Armend Ademi, ku ne sot ju kemi sjellur 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike!
Me respekt, Labi -FKSH”, janë fjalët e Labit.

https://www.instagram.com/p/B-t1G4uhx4g/