Fjalë Kyçe

Labi e përmend sërish kërkesën për ta bërë Ministër: Nuk ka ryshfet e korrupsion aty ku prek dora ime

Labi e përmend sërish kërkesën për ta bërë Ministër: Nuk ka ryshfet e korrupsion aty ku prek dora ime

Këngëtari Labinot Tahiri i ka reaguar kardiologut të QKUK’së, Daut Gorani, pasi ky i fundit tha se do ta ofrojë pagën e tij vetëm që Labi të mos bëhet ministër.

Labi i ka thënë Goranit se nëse ai do të bëhej ministër s’do të kishte ryshfet e korrupsion, shkruan Reporteri.net.

“Pa dyshim se Albini do ta akceptojë kêrkesen tënde për të mos u bërë unë ministêr, a nëse bëhem e dini mirë që……. nuk ka ryshfet e korrupcion aty ku prek dora ime”, ka shkruar Labi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Përshëndetje Kosovë e SHQIPTAR!
Më paska quajtur INJORANT, faleminderit!
Po e ruaj atë gjuhën time tê ashpër në këto rrethana dhe nuk po flliqem ashtu siq me njihni ne disa postime kur unë i bëj.
Për doktorin respekt, por injorant nuk po i them se i fyej pastaj pa dashje shumë mantil bardhë….
Ju si profesionist jeni Kardiolog, dhe unë nuk kërkova që postin tuaj t’ua marr juve dhe të futem në sallë për operacione se unë nuk di të bëj operacine…! Ju hapni varrë , ndêrsa unë i’a mbylli varrën e qytetarëve. Ndoshta nuk më njohni, jam kogja KARDIOLOG i kësja toke e din 70% e qytetarêve.
Më vje keq të hargjojë energji, vetëm edhe aty ku jeni ju, po të isha unë ministër apo dikush që e ka energjinë time , nuk do ta lejoja që rastet me stenda të presin nga 6 muaj, 12, apo me vite…!
Mos u frigo se nuk të behem un ty ministêr, nëse ndodh të bëhem, i bêhem popullit tonë të cilin e keni futur në KOMA pa fije shprese qe sa vite..!
Doktor, sinqerisht ta them ju jeni për lavdatê do të ju takoj nje ditë në repartin tuaj🤝
Librat i lexoj për vete kur të dua dhe pse dua.
Për mu libra janë ne ditet e sotme shpëtimi i qytetarêve.
Pa dyshim se Albini do ta akceptojë kêrkesen tënde për të mos u bërë unë ministêr, a nëse bëhem e dini mirë që……. nuk ka ryshfet e korrupcion aty ku prek dora ime.
Me respekt,
Injoranti nga Ferizaj!