Fjalë Kyçe

Labi: Haradinaj më ka premtuar që do të jem në pesë deputetët e parë

Labi: Haradinaj më ka premtuar që do të jem në pesë deputetët e parë

Kandidati për deputet nga radhët e koalcionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka thënë se kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka premtuar atij që do të ishte në njëri prej pesë numrave të aprë në listë zgjedhore.

“Marrëveshja ka qenë që të jem në 5 deputetët e parë”, ka thënë Tahiri.

“Në Ferizaj ka prova që është lobu kundër numrit tim 48. Filani personi ka ardhë dhe ka folur kundër meje nëpër degët e AAK’së”, ka thënë Labi.

“Nuk ka qenë e drejtë që të mos zgjidhet asnjë deputet i ri, madje as të PSD’së, por vetëm të një ane. Nuk e di si mendojnë të rriten ata si parti”

Tutje Labinot Tahiri tregon edhe numrin e votave që ka ai deri më tani.

“Aktualisht kam 4 mijë vota. Komisionerët po zgjidhshin se kush do të bëhet deputet. Ata kanë bë masakër me vota. Gara brenda AAK’së nuk ka qenë fer. Vota është koncentru vetëm në rajonin e Dukagjinit dhe mendoj se po të isha banor i Dukagjinit do kisha mbi 15 mijë vota”, shtoi ai.

Pastaj Tahiri tha se vazhdon të e respektojë shumë liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.