Fjalë Kyçe

Labi i premton 500 euro ose një udhëtim në Turqi punëtorit të pastrimit që iu rreziku jeta

Labi i premton 500 euro ose një udhëtim në Turqi punëtorit të pastrimit që iu rreziku jeta

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar që do ta shpërblej me një udhëtim në Turqi ose me 500 euro punëtorin që iu rrezikua jeta në vendin e punës.

Ndër të tjerash Tahiri u shpreh se punët me drejtësi duhet të shpërblehen e jo të injorohen.

Ai theksoi se paratë do t’ia dhuroj nesër.

Postimi i plotë:

“Këtë djalin, po e shpërblej me një udhetim në Turqi me familje ose një dhuratë nga unë dhe dora e shqiptarëve vlerë 500€

Puna qē bën ky djal dhe shumë si ky duhet me pas shumë moral, e ky zotria e ka.

Zoti të dhuroftë shume të mira në këtë jetë.

Parat do ti marrësh nesër të dhuruara nga mbremja ime që kam sonte në Prishtinë.

Jo që unë jam multi-milioner, por shperblimi dhe motivimi kur bejmë pune me drejtesi duhet të shperblehen e jo të injorohën.

Labi, Kosovë e Shqipërisë.”