Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, nuk ishte mjaftuar me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, dhe në një reagim në profilin e tij kishte kërkuar që taksa të rritet në 200 për qind.
Por duket që qëndrimet e tilla të tij, nuk i vë në zbatim gjatë jetës së përditshme.
Në një video të publikuar sot, ku kishte kritikuar ata që po ia përqeshin mjekrën dhe flokët e pa prera, Labinot Tahiri shihet teksa pi dhe bën ‘gëzuar’ me ujë ‘Rosa’, i cili është prodhim i Serbisë.
Në këtë video ai tregon se si po i viziton trojet e bukura shqiptare.
“O shumë bre , shumë e duam Amerikên! E kemi dashur edhe në kohên e Jugoslavisê bre!Ama, Serbia bre! Serbia na e ka kallur loqkën e Zemres bre, na e ka ba Kosovën me gjakun e pa lëshyer , e kurrë llogari nuk dha! Nuk dha llogari as për 1400 fëmjjët qê i ka vrarë e masakruar që nga viti 1981 e deri më 1999!Kryeministër, urime që kaluam Buxhetin, e urime për shumë vendime që ke marrë, ama TAKSËN, TAKSËN MOS E HIQNI BRE MBAJENI E BEJENI 200 pêrqind%. Derisa të njoh SERBIA KOSOVÊN si Shtet.Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, kishte shkruar Tahiri me 3 shkurt të vitit 2019 në profilin e tij zyrtar në Facebook.