Fjalë Kyçe

Labi nga java tjetër fillon me mbrëmje muzikore, ka një porosi për ata që infektohen me koronavirus

Labi nga java tjetër fillon me mbrëmje muzikore, ka një porosi për ata që infektohen me koronavirus

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Labinot Tahiri-Labi, nga java e ardhshme do të filloj me mbrëmje muzikore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, teksa ka thënë se kushdo që infektohet me koronavirus le të izolohet në shtëpi. “Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajt dhe në të gjitha lokalet e Kosovës!. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasoj e fushatës. Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat na i shtuan rastet! Pa punë nuk po shkon, duhet me sakrifiku e me ju qu në shtëpi fëmijëve shembull me hangër e me pi e me ju ble libra…”, ka shkruar ndër të tjera Labi.

Labi në Instagram ka ndarë me ndjekësit video nga perfomancat e tij me këtë mbishkrim:

“ZOT, faleminderit për këto tela të zërit tim, që mi bëre të mi dëgjojë i madh e i vogël. Me dashuri për ju”.