Fjalë Kyçe

Labi uron babain për ditëlindje dhe pensionim: Ta pashë hairin babë

Labi uron babain për ditëlindje dhe pensionim: Ta pashë hairin babë

Sot feston ditëlindjen babai i këngëtarit të mirënjohur, Labinot Tahiri.
Këtë e bëri të ditur Labi përmes një statusi në Facebook, ku përveç që e uroi babain për ditëlindje, ai e ka uruar edhe për pensionimin, shkruan Indeksonline.
Ai ka theksuar faktin që ishte babai i tij që në vitin 1999 i kërkoi që të kthehej në Kosovë.
“Baba Islam , të jam mirënjohës tërë jetën kur me the në vitin 1999 , kthehu Lab se dhe këtu ka jetë të mirë. Ta pashë hairin babë ty e tërë popullit tim”, u shpreh Labi ndër tjera.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Baba Islam!
Urime pensionimin dhe ditëlindjen tënde.
Krenarë me ty për aq mundesi të jetës që na i dhurove ne si fëmijë.
Baba Islam, të jam mirënjohës tërë jetën kur me the në vitin 1999 , kthehu Lab se dhe këtu ka jetë të mirë. Ta pashë hairin bab ty e tërë popullit tim!
Qofshim faqebardhë si ti babë dhe paq shëndetin e jetë të gjatë!
Të duam,
Labi, Saranda, Ena, Miloti dhe mbarë familja e miqtë tanë.