Fati nuk po e përcjell reprezentuesin e Kosovës dhe anëtarin e Barcelonës, Labinot Kabashi.
Kabashi ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë të rikthimit nga lëndimi që vuante më herët, raporton ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.
Labinoti është larguar nga ndeshja më herët se që kishte parashikuar trajneri i tij, dhe ai mund të përballet me një lëndim serioz.
Labi u inkuadrua në këtë ndeshje si zëvendësues. Shtatë minuta para fundit të ndeshjes ai u lëndua.
Akoma nuk janë kryer të gjitha ekzaminimet por besohet se ai mund të vuaj nga lëndimi i njëjtë që e la jashtë fushave për disa muaj.
Shpresojmë që Labinot Kabashi ta kaloj më lehtë këtë lëndim të pësuar