Fjalë Kyçe

Labinot Tahiri dhuron 3 mijë euro për familjet e Grupit Patriotik Kumanova, në Maqedoni

Labinot Tahiri dhuron 3 mijë euro për familjet e Grupit Patriotik Kumanova, në Maqedoni

Bamirësi dhe këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se do të dhuroj sot 3000 euro për pêr familjet e Grupit Patriotik Kumanova , të cilët janë në burgjet e Maqedonisë.

Ndërsa tha se nesër do të vazhdoj këtë aksion në vlerë nga: 5000-deri në 10.000 € për vllezerit tanë të cilët na ndihmuan në të gjitha lufterat për liri.

Postimi:

A keni pushua vllezêr e motra?

Ne i dhuruam 3000€ pêr familjet e Grupit Patriotik Kumanova , të cilët janë në burgjet e Maqedonisë!

Nesër , vazhdoj të dhuroj para në vlerë nga: 5000-deri në 10.000 € për vllezerit tanë të cilët na ndihmuan në të gjitha lufterat tona për Liri!

Fjala është për, PRESHEVË, MEDVEGJË E BUJANOVC, ku unë jam i pajtimit që ta mbushim fondin e asaj ane me miliona euro , sepse pikrisht në kohë Pandemie ata asgjë nuk kanë marrë dhe janë harruar krejt nga politika, ku atyre ju duhet ti permendin vetëm në kohën e zgjedhjeve!

Populli dhe gjaku juaj shqiptarë është me ju në çdo rrethanë!

Me dashuri dhe miresi për kombin tonë

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë