Fjalë Kyçe

Labinot Tahiri siguron pesë mijë maska për coronavirusin, thotë se do t’i shpërndajë në shkolla

Labinot Tahiri siguron pesë mijë maska për coronavirusin, thotë se do t’i shpërndajë në shkolla

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se ka siguruar pesë mijë maska për qytetarë, në rast se coronavirusi arrin në Kosovë.

Tahiri ka bërë thirrje që të gjithë të kujdesen për shpirtin e tyre, sepse institucionet sipas tij nuk do merren me këtë, duke shtuar më tej se po të ishte ndryshe do të ndalonin rritjen e çmimeve të maskave.

Tutje, ish-deputeti ka shkruar se çmimet e maskave janë rritur nga 10 cent në 30 cent e më vonë 1 euro në disa barnatore.

Tahiri ka pohuar se maskat do t’i dërgoj fillimisht nëpër shkolla përmes institucioneve.

Shkrimi i plotë:

I kam siguruar 5000 cop maska pêr ju të dashur qytetarë!

Të dashur njerëz, për momentin kujdesuni për shpirtin tuaj se askujt nuk ia ndin për juve dhe as që behet merak dikush nga institucionet se po të ua ndin, dalin i ndalojnë rritjen e çmimeve të MASKAVE!

Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falënderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot!

Mbrëm, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…!

Ishalla askujt nuk i bje ajo sëmundje, por ne do ti dërgojmë fillimisht nëpër shkolla përmes institucioneve.

Gjithmonë i përgjegjshëm ndaj vendit dhe qytetarëve( shërbëtorë)

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/3506582059417153