Fjalë Kyçe

Labinot Tahiri tregon se ka humbur 13 kilogramë për kaq muaj

Labinot Tahiri tregon se ka humbur 13 kilogramë për kaq muaj

Labinot Tahiri është shumë i përkushtuar ndaj aktiviteteve fizike.

Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri apo Labi përkundër angazhimeve të shumta që ka nuk lë anash as palestrën, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi të fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram tregon se ka humbur afro 13 kilogramë për shtatë-tetë muaj.

“Kjo po ndodh te KristalGym Ferizaj

Maestro Aldoni✊🏼

Edhe pak zbritje të peshës, gati 13 kg për 7-8 muaj, normalisht duke e mbajtur shëndetin plot me energji pozitive.

Po vijnë ditë të lumttura për shumë kend!

Kur i bëj të tjerēt të lumtur si sot, e si dje, më bëhen peshat e renda si me qenë ZERO PESHA.. haha😉✊🏼🕊🌹🕊 Shkojmë tutje djema e vajza😉😉🥊

Asnjeherē nuk premtoj por shumë gjera i realizoj🥊”, ka shkruar Tahiri.

Vlen të ceket se ky vit ka qenë mjaft i angazhuar edhe për Labin si me projekte të reja e po ashtu edhe me koncerte.

https://www.instagram.com/p/BrnIUT9hMEe/?utm_source=ig_embed