Fjalë Kyçe

Laboratorët bënë më pak dallavere me testet Covid (VIDEO)

Laboratorët bënë më pak dallavere me testet Covid (VIDEO)

Inspektorati Shëndetësor gjatë 2021-ës i gjobiti 60 laboratorë privatë sa i përket parregullsive në kryerjen e testimeve në COVID-19.

Megjithatë, siç duket këto ndëshkime të viti të kaluar ka bërë që sivjet këto institucione private të mbushen mend.

Sipas zëvendësuesit të Detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj, në këtë kohë Omicroni ku kërkesa e qytetarëve është e madhe për testim, keqpërdorimet janë minimale në laboratorë privat.

Megjithatë, vende-vende ka shkelje, por jo sikurse në valën e kaluar ku shumë institucione shëndetësore private falsifikuan rezultatet e testeve.

Por, për ISH-në mbetet shqetësuese mosprezenca e profesionistëve shëndetësorë si mikrobiologu dhe biokimisti gjatë kryerjes së testeve për virus.

Në vitin 2021, Inspektorati Shëndetësor ka bërë 993 inspektime në institucione shëndetësore publike dhe private dhe me gjoba të shqiptuara në vlerë prej afro 350 mijë euro.