Fjalë Kyçe

Lajçak në Paris bisedon për dialogun Kosovë – Serbi

Lajçak në Paris bisedon për dialogun Kosovë – Serbi

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në Paris, ka pasë një takim ku është diskutuar për procesin e dialogut.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë që në këto takime ka shkëmbyer edhe mendime mbi dialogun Kosovë – Serbi.

“Fillim shumë i mirë i javës në Paris. Ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime mbi dialogun Beograd – Prishtinë dhe për vitin që e kemi para nesh”.

“Jam shumë i lumtur për përkrahjen e fortë të bashkëbiseduesëve të mi francezë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.