Fjalë Kyçe

Lajçak: Për Ballkanin Perëndimor është koha që të bëhet realitet ëndrra evropiane

Lajçak: Për Ballkanin Perëndimor është koha që të bëhet realitet ëndrra evropiane

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ideja evropiane e solidaritetit, unitetit dhe miqësisë mbetet në qendër të Bashkimit Evropian dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në të gjithë botën.

“Është koha që kjo ëndërr për Evropën të bëhet një realitet për fqinjët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Ai ka uruar edhe Ditën e Evropës, e cila është më 9 maj.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1391407146961604610?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1391407146961604610%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Flajcak-per-ballkanin-perendimor-eshte-koha-qe-te-behet-realitet-endrra-evropiane1%2F