Fjalë Kyçe

Lajçak takohet me Kurtin, tregohet hapat që do të ndiqen në dialog

Lajçak takohet me Kurtin, tregohet hapat që do të ndiqen në dialog

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar gjatë ditës së sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Lajçak u shpreh se është i lumtur që takoi Kurtin, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Kurti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Kurti atje do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se, kjo darkë shërben si mundësi e mirë diskutimi për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunim bilateral me BE-në.

“Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, kryeministri Kurti nesër do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ajo shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian”, është shprehur Kryeziu.