Fjalë Kyçe

Lajçak tregon ne Beograd se po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Kurtit

Lajçak tregon ne Beograd se po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Kurtit

Gabriel Escobar, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe emisari i BE-së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, momentalisht po qëndrojnë në Serbi, pas vizitës që bënë në Kosovë. Ky i fundit, njoftoi në twitter se në Beograd po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Kurtit.

Ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i pari që përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kërkoi që të rregullohet çështja e rrymës në veri të vendit.

E në intervistë për Express, Lajçak njoftoi se çështja e rrymës është ngritur edhe me grupin punues kosovar për dialogun, të cilit i prin zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Përmes një shkrimi në tëitter, Lajçak njoftoi nga Beogradi se edhe atje po diskutohet kjo çështje.

“E mirëprita mundësinë e sotme për të biseduar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, për çështjet të cilat po diskutohen në dialog, përfshirë energjinë, personat e zhdukur dhe çështjen e targave”, ka shkruar Lajçak në twitter.


“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur…”, i kishte thënë Blinken Kurtit.