Fjalë Kyçe

Lajçaku pas takimit me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

Lajçaku pas takimit me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur të mërkurën pasdite në Kosovë.

Ai zhvilloi një intervistë ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës, ku foli gjerësisht për planin evropian.

Më pas, ai ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Vetë Lajçaku njoftoi në Twitter për takimin, me ç’rast tha se u pajtuan që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, tha Lajçaku.