Ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se nuk është e mundur të parashihen hapat tjerë të Kosovës, se a do të ndërmarrë Kosova masa të tjera ndaj mallrave të Serbisë dhe ka shtuar se taksa është e papranueshme dhe se ajo duhet të hiqet.
“Në të kundërtën i tërë procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës do të mbetet i ngrirë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Lajiq, siç përcjell “blic” i Beogradit, pasi këto masa i ka quajtur politike, ka thënë se ato e kanë ngrirë dialogun dhe se për të vazhduar ai, gjendja duhet të kthehet edhe para ngritjes së taksës pej 10 %.
“Kur Kosova ngriti taksën 10 për qind, ekonimistët tanë, por edhe ata të Kosovës, kishin paraparë se ajo do të zgjaste 10-15 ditë. Por, pas kësaj takse, pasoi ngritja 100%”, është ankuar Lajiq dhe ka përsëritur se për shkak të këtyre masave, Serbia në Kosovë ka plasuar më pak mallara për 34,6 milionë euro se sa një vit më parë.
Praktikisht, ka përfunduar ai, tregtia është ndaluar, pos brendeve ndërkombëtare që janë prëajshtuar nga taksa.