Sergio Ramos mund të ketë dyshime rreth qëndrimit te Real Madrid, por vendimi mbi të ardhmen e tij nuk është vendosur ende.
Drejtuesit e Real Madridit shpresojnë se Zinedine Zidane mund të bindë qendërmbrojtësin për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm dhe trajneri dhe lojtari kanë pasur një diskutim të gjatë në fund të sezonit 2018/19.
Ramos i tha Zidanes se çfarë po mendonte dhe zbuloi dyshimet e tij mbi të ardhmen, përcjell lajmi.net.
Francezi reagoi pozitivisht dhe po bën gjithçka që ai mund të ndihmojë kapitenin të ndjehet mjaft mirë në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’.
Zidane e konsideron Ramosin si një lojtar thelbësor pasi e kuptojnë njëri-tjetrin aq mirë dhe trajneri mendon se mbrojtësi është jetik si në fushë ashtu edhe jashtë fushës.
Megjithatë, El Chiringuito raporton se spanjolli ka marrë vendim të pensionohet te Reali.